Connect with us

Kosovë

Dosja e çështjes së Sali Mustafës në Hagë do t’i kalohet trupit gjykues rreth datës 7 maj

Publikuar

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë është bërë e ditur se gjykatësi paraprak Nicolas Guillou ka urdhëruar që varësisht nga zgjidhja e çështjeve të papërfunduara kalimi i dosjes së çështjes së Salih Mustafës te trupi gjykues parashikohet të bëhet më 7 maj ose rreth kësaj date.

Në këtë njoftim thuhet se më 5 mars gjatë konferencës mbi ecurinë e çështjes, gjykatësi me vendim gojor ka ftuar mbrojtjen që deri me 30 prill të dorëzojë dosjen e saj paraprake.Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja.

Ndryshe, më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës.

I njëjti ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat që i vihen në barrë nga ZPS-ja.“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

.

Lajme53 minutes ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni1 hour ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri2 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme2 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë2 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni3 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri4 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Numri 4 simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën

Kosovë5 hours ago

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, humb jetën 32-vjeçari nga Prizreni

NA NDIQ NË FACEBOOK