Connect with us

Kosovë

Dha kontribut në luftën e Kosovës, ushtari shqiptar: Jetoj në mjerim, gruas nuk i japin pasaportën

Publikuar

Në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, u tregua historia rrëqethëse e komandantit të UÇk-së dhe ushtarit të tij, të cilët u takuan pas 21-vitesh.

Bashkim Shkodra ( mbiemri i vërtetë është Sula), iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit Sheremet Jashari, i njohur si Komandant “Klina”. Në program komandanti tregoi se si ishin njohur dhe se si ushtarët e policia serbe u kishin ngritur prite, ku Bashkimi ishte plagosur.

Ushtari ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi edhe njëherë se vijon të ketë në trup plumbin që ka marrë shumë vite më parë në luftë.

“Tu pa vuajtjet e mia këtu dhe vuajtjet e njerëzve që kishin nga lufta, vendosa të shkoja. Mua nuk mu dhimb jeta, doja vetëm që ata njerëz të ishin mirë. E nuk më dhimbset jeta që Shqipëria të ishte e bashkuar. Kam qenë 27 vjeç, i vuajtur gjithë jetën. Që 13 vjeç kam vuajtur e sërish kam vuajtje. Dua që njerëzit të më respektojnë, nuk e kam bërë as për pare e as për asgjë. Kam shkuar me iniciativat e mia. Kam shkuar me njet për të dhënë jetën, jo për të ardhur i gjallë”, tha Bashkimi.

Bashkimi prej 11-vitesh është i martuar me një grua nga Kosova me të cilën ka 6 fëmijë. Gjatë “Dua të të bëj të lumtur”, ai tha se nuk i kanë dhënë pasaportë shqiptare gruas së tij. Edhe në “Shqipëria Live” ai i konfirmoi këto fjalë, duke thënë se kur ka shkuar njëherë në polici, i kanë kërkuar para.

“Kur u martova kam jetuar në mbeturina me gruan time. Kam jetuar falë njerëzve të mirë. Një shqiptar që jeton në Amerikë, Petrit, më ka parë në media se si jetoj e ka ardhur e më ka blerë shtëpinë. Kam shkuar në polici për me i bërë gruas pasaportën, e më kanë kërkuar para, por unë skam pas dhe as nuk kam. I kam ndërpre tentativat, se nuk kam pas pare. Përveç tani po pres se çfarë do bëhet. Isha para 4-5 ditësh në polici e më thanë që të shkoj të bëj leje për 1 vit për qëndrim. Kjo ka fëmijët, ka banesën në emrin e saj”, tha Bashkimi.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK