Connect with us

Kosovë

Deputetët e LDK-së të ndarë në dy grupe për votimin e Osmanit

Publikuar

Në pritje të vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës është kandidatja për presidente Vjosa Osmani.Me gjithë sinjalet pozitive të dhëna nga LDK-ja pas takimit me Osmanin, një ditë më parë, për votimin e saj kanë qëndrime të ndryshme në parti.

Sipas burimeve të KOHËS, janë së paku 2 deputetë të cilët janë duke refuzuar që LDK-ja të votojë për Vjosa Osmanin. Jo e sigurt është edhe pjesëmarrja e Behgjet Pacollit, pjesë e grupit të LDK-së, për shkak se ai nuk gjendet në Kosovë.KOHA ka provuar të kontaktojë me deputetët e LDK-së, lidhur me këtë çështje, por ata kanë qenë të paqasshëm.Se në LDK ka qëndrime të ndryshme lidhur me votimin apo jo të Osmanit për presidente, e ka pranuar edhe nënkryetarja Shqipe Mjekiqi.

“Ka mendime të ndryshme mirëpo kjo është e natyrshme në secilën kryesi të partive, në secilin këshill të përgjithshëm, ka mendime të ndryshme. Ajo për çfarë ne po punojmë tani është për të arritur një qëndrim unifikues pavarësisht zërave të ndryshëm. Që të dalim me një qëndrim të përbashkët, por kjo varet edhe nga disa takime të paktën edhe një tjetër që pritet të ketë lidershipi jonë me Osmanin”, ka thënë Mjekiqi.

Vendimi i LDK-së për votimin e ish-nënkryetares së kësaj partie për presidente, sipas Imer Mushkolajt, do të jetë një sprovë edhe për kryetarin e ri.

“Është test për LDK-në për shkak se është një vendim strategjik që partia duhet ta marrë me idenë se çka përfiton elektoralisht nga ky vendim por po ashtu duke pas po ashtu edhe mospajtimet brenda grupit parlamentar të LDK-së është një test edhe për kryetarin Abdixhiku se si do ti qaset kësaj çështje, se sa ai e ka fuqinë sa të arrij që grupi parlamentar të jetë unik pro ose kundër votimit të zonjës Osmani presidente”, ka deklaruar Mushkolaj.

Me gjithë dallimet në parti, kryetari Lumir Abdixhiku, të mërkurën, ka thënë se vendimet e shumicës do të vlejnë për të gjithë.

“S`mund të ketë qëndrime individuale. LDK-ja është parti që vendimet i merr në organet e saja më të larta dhe më pas këto vendime i komunikohen grupit parlamentar gjithmonë në konsultim me ta, synojmë të jemi unik dhe që vendimet e shumicës në LDK të vlejnë për të gjithë”, ka thënë ai.

Zgjedhja e Osmanit në krye të shtetit varet nga pjesëmarrja në votim e deputetëve të LDK-së. Kjo pasi, në rast se dështon zgjedhja e saj në dy tentimet e para, atëherë për t`u zgjedhur me 61 vota në votim duhet të marrin pjesë 80 deputetë.

.

Lajme51 minutes ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni1 hour ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri2 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme2 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë2 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme2 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni3 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri4 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Numri 4 simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën

Kosovë5 hours ago

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, humb jetën 32-vjeçari nga Prizreni

NA NDIQ NË FACEBOOK