Connect with us

SKENA

Debati me Julin pas komentit “Je si vaji i Borshit”/ Sindi flet për marrëdhënien me konkurrentin

Publikuar

Pak javë më parë mes Sindi Locit dhe Julit të Përputhen pati një debat shumë të fortë që shkoi deri në ofendime. Pas kësaj si Sindi dhe Juli u pezulluan për disa ditë. Pas kthimit të tyre ata u vendosën në një përballje me njëri-tjetrin për të sqaruar të gjitha gjërat që kishin ndodhur mes tyre në emision dhe në prapaskenë pas komentit të Julit ku e krahasoi Sindin me vajin e virgjër të Borshit.

Le të themi që dyshja u sqaruanb pas përballjes, por si është marrëdhënia e tyre pas debatit?

Teksa ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Sindi ka treguar se marrëdhënia mes tyre është normale.

Ne as nuk u vramë, as nuk patëm diçka që të mos flasim më kurrë me njëri-tjetrin. Një leksion shumë i rëndësishëm që kam mësuar unë në “Përputhen” është ‘kurrë mos thuaj kurrë’, shkruan ajo./ CNA.al

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK