Sport
Cikalleshi në superformë, i shënon Basaksehirit!(Video)


Tjetër gol për Sokol Cikalleshin në Superligën turke. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi në barazimin 1-1 që arriti skuadra e Konyaspor ndaj kampionëve në fuqi të Basaksehir duke i dhënë një pikë ekipit nga Konya në këtë transfertë të vështirë. Ishte një goli i gjithi shqiptar ai që shënoi Cikalleshi ndaj ish-skuadrës së tij me Basaksehirin që ishte edhe klubi që e solli për herë të parë në Turqi bomberin shqiptar duke e blerë nga Rnk Split. Në minutën e 79-të krosimi i Bytyqit u shfrytëzua në maksimum nga Cikalleshi që shënoi me kokë golin e 4-t sezonal duke kaluar në epërsi Konyasporin, edhe pse pak minuta më pas Basaksehir barazoi shifrat me ndeshjen që u mbyll në barazim 1-1.
79' Cikalleshi
Başakşehir 0-1 KonyasporTüm videolar için • @goalforza pic.twitter.com/67RGOw4TJ9
— @goalforza 'yı takip ediniz. (@canligoltv11) March 3, 2021

79' Cikalleshi





















