Religjion
Buzëqeshja më e bukur por edhe më e pikëlluesja!

Mëngjesin e së hënës së Rebiul Evvelit, derisa muslimanët falnin namazin e sabahut, i Dërguari i Allahut s.a.v.s grumbulloi forcat dhe u ngrit në këmbë. Me kokën lidhur, u mbështet në derën e dhomës së Aishes dhe i shikonte saffët e renditura në xhami. Njëherë shikonte saffët, njëherë imamin e tyre, Ebu Bekrin. Atë që në ato momente e ndjeu në zemër dhe shpirt, u reflektua në fytyrën e tij duke buzëqeshur.
Pas namazit, muslimanët ndien gëzim në zemrat e tyre. Ngritja e Pejgamberit a.s. në këmbë dhe buzëqeshja e tij, u dha shpresë se shëndeti i Pejgamberit a.s. po përmirësohet.
Megjithatë, ishte vetëm një përmirësim i shkurtë, ajo ishte vetëm një buzëqeshje lamtumirëse, për t’iu treguar sahabëve se ai vdes i kënaqur dhe i lumtur, sidomos i lumtur me bukurinë e saffëve, sepse bukuria dhe fuqia e saffëve tregon unitetin e ummetit që për fat të keq sot nuk ekziston. Ajo ishte buzëqeshja e fundit që muslimanët panë në fytyrën e bekuar të Pejgamberit a.s.
Një buzëqeshje që nuk mund të përshkruhet!
Saudin Cokoja
Perktheu: A. D Islampress

















