Connect with us

SKENA

“Bombë me sahat”, dy gazetaret komentojnë sjelljen e Sindit: Ka marrë zemër nga Loco dhe Atdheu

Publikuar

Shpërthimi i Sindit ndaj disa prej konkurrentëve të “Për’puthen” dhe Arjan Konomit, u diskutua sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku të ftuara ishin dy gazetare të njohura, Katerina Trungu dhe Ksenja Shoshaj.

Kjo e fundit u shpreh se Sindi është si “bomba me sahat”. “Sa u largua Loco u çua në këmbë dhe u drejtoi gishtin të gjithëve. Aty ndihet e sulmuar tani, se nuk ka mbështetje. Ndihet e sulmuar ndoshta nga ato gjërat që i sjell si të mira, por që për publikun nuk janë të mira. Ishin krijuar grupe aty brenda, kur ikën Atdheu dhe Loco, ajo u ndje vetëm aty”, tha Shoshaj.

Ndërsa Trungu u shpreh se Sindi nuk ka ditur se çfarë linje të mbajë që në fillim.

“Kam përshtypjen se është shumë e fryrë, ka marrë zemër nga Loco dhe Atdheu. Ka dashur të japë figurën e një vajze shumë të pastër e të padjallëzuar, e tani del me një vrasëse mizash në dorë. Është Sindi që pëlciti në një show të keq, është fryrë nga ish-konkurrentët dhe këtë e ka treguar vetë me postimet me Atdheu “, tha ajo.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK