Connect with us

Lajme

Biden: Putin do të “paguajë çmim” për përzierjen në zgjedhjet e SHBA-së

Publikuar

më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin është një “vra sës” i cili nuk ka shpirt dhe së shpejti do të “paguajë çmimin” në lidhje me përpjekjen për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane, që janë mbajtur në nëntor të vitit të kaluar.

I pyetur gjatë një interviste në ABC News se cilat mund të jenë pasojat, Biden u përgjigj: “Ju do të shihni së shpejti”.

Intervista u transmetua vetëm disa orë pas publikimit të një raporti nga Zyra e Drejtorit për Inteligjencë Kombëtare, që tregon se Putin “ka autorizuar një varg organizatash qeveritare ruse që të ndikonin në operacione, me qëllim të denigrimit të kandidaturës së presidentit, Joe Biden dhe Partisë Demokratike, duke përkrahur ish-presidentin, Donald Trump, për të minuar besimin publik në procesin zgjedhor dhe për të rritur ndarjet sociopolitke në Shtetet e Bashkuara”.

Biden ka mposhtur Trumpin në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe është inauguruar më 20 janar. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ai e njeh “relativisht mirë” Putinin dhe se nuk beson se ai ka shpirt. Biden ka një përvojë katër dekadëshe në politikë.

I pyetur nëse ai mendonte se Putini ishte një vrasës, Biden tha: “Po besoj“. Kremlini më 17 mars mohoi gjetjet e raportit, duke thënë se ato ishin “absolutisht të pabazuara”.

Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar disa burime të kenë thënë se Uashingtoni pritet të vendosë sanksione ndaj Rusisë këtë javë, për shkak të gjetjeve të raportit.

.

Shqipëri24 minutes ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme1 hour ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni2 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri3 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme4 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni5 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri5 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë5 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme6 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni7 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni7 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

Lajme7 hours ago

Shefi i EULEX-it shkon në Polici, takohet me Hoxhën

NA NDIQ NË FACEBOOK