Connect with us

Kosovë

Bërnabiqi i kundërpërgjigjet Kamberit: Ata që mendojnë se Kosova nuk është në Serbi janë pakicë

Publikuar

Deklarimi i deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, s’i ka pëlqyer fare kryeministres Serbe, Ana Bërnabiq. Kamberi i ka thënë Bërnabiqit se Kosova është e pavarur dhe se për të shkuar atje ju duhet leje.

Madje ai ka folur edhe për fotografinë e postuar në rrjetet sociale nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, me hartën e Kosovës dhe me flamurin e Serbisë në mes të saj, të cilin ai e quajti “provokim simbolik”, i cili, sipas tij, tregon edhe më tej pretendimet kolonialiste të Serbisë në raport me Kosovës.

“Simbolikë e Kosovës pa shqiptarë, simbolikë e parullës së viteve të 90-a ‘Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna’”, u shpreh Kamberi.

Ndërsa pas fjalimit të tij, u përgjigj kryeministrja serbe. Bërnabiq ia kujtoi Kamberit se është në Kuvendin popullor të Serbisë, se është deputet dhe se duhet të respektojë Serbinë dhe “faktin se Kosova dhe Metohija është krahinë në kuadër të Serbisë”, për çka deputetët tjerë e duartrokitën kryeministren serbe.

Ajo shtoi se kjo çështje “është shumë e qartë” dhe se për këtë temë nuk ka nevojë të debatohet më tutje.

“Harta e krahinës autonome të KeM-së e cila është e mbështjellë me flamurin serb, është hartë e zakonshme. Atë hartë me flamurin serb e njohin më shumë se gjysma e globit. Ata që mendojnë se KeM nuk është në Serbi janë pakicë. Flamuri i një vendi tjetër ose i një vendi imagjinar në Kosovë dhe Metohi tregon pretendimet e forcave të huaja ndaj territorit serb. Siç tha Vuçiqi, kjo është e vërteta dhe kështu duhet të jetë”, tha kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

.

Shqipëri1 hour ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme2 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni3 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni5 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme6 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni6 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni7 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK