Connect with us

SKENA

“Bëj çdo gjë që dëshiron, vetëm Për’puthen jo…”/ Kushti që i vendosin Ledjanës

Publikuar

Konkurrentja e Për’puthen e ka shprehur edhe më parë se familja nuk ka qenë dakord për hyrjen e saj në programin Për’puthen, por e ftuar në Top News, ajo zbulon se nëna e saj i ka vendosur një kusht.

Në një intervistë për “Jashtë Loje” Ledjana Prenga rrëfen disa detaje që nuk i kemi ditur më parë, veçanërisht këmbëngulja e nënës së saj për të mos qenë pjesë e programit.

“Unë e kam shprehur qëkur jam futur në emision që prindërit e mi nuk kanë qenë dakord sidomos mami im dhe fjalia e saj ka qenë që… ajo shprehja që mbaj mend nga mami im ishte që ‘Ti bëj çdo gjë që dëshiron ama unë nuk dua që ti të jesh pjesë e atij programi’. Atë ditë kur unë kam ardhur që kemi xhiruar pjesën e parë, biseda e fundit ka qenë me mamin tim dhe me lot në sy kam qarë sepse i thashë mos ma bëj këtë sepse çdo gjë që dua të bëj në jetë, dua që dhe ju të jeni të lumtur se nëse janë ata unë jam dhjetë fish.

Ama nuk ishte dakord se thoshte ti ke një shkollë je në vit të fundit po mbaron universitetin, për çfarë arsye ti tani do të shkosh në një program për të gjetur dashurinë e jetës, pse nuk fokusohesh tek shkolla tek puna… dhe i thashë; ma kjo është diçka që dua ta bëj me shpirt dhe nëse nuk do të isha futur dhe nuk do isha pjesë e programit do të më kishte ngelur peng gjithë jetën.”

Advertisement