SKENA
Bearti sapo konfirmoi ndarjen nga Tea

Ish-konkurrenti i “Përputhen” ka konfirmuar ndarjen nga Tea.
Dyshimet e fansave filluan disa ditë më parë kur Tea dhe Bearti po thumbonin njëri tjetrin në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Çifti i njohur për shqiptarët anembanë përmes disa Instastory treguan se ata kishin udhëtuar drejt Stambollit kurse tani ata nuk janë më në shoqërinë e njëri tjetrit.
Nëse kërkohet emri i Beart Rexhepit në listën që Tea ndjek ai nuk gjendet aty dhe anasjelltas.
Bearti ishte ai i cili konfirmoi ndarjen e tyre për ‘Express Roze’, ish-konkurrenti ka deklaruar se tashmë i ka dhënë fund romancës me Tean.
Ai ka ka konfirmuar ndarjen nga Tea kur u pyet se a është ndarë nga Tea.
“Po, është e vërtetë”, ka dhënë deklartën Bearti.
Tea dhe Bearti nisën romancën e tyre pasi Tea doli e përputhur me Andin nga emisioni “Përputhen”./Lajmi.net/
















