Connect with us

Lajme

Bastisje në banesën e Mile Janakievskit në Prilep dhe banesave të Gruevskit në Shkup

Publikuar

Sot në mëngjes është kryer bastisje në banesën e ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, por edhe në banesat e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është azilant në Hungari, shkruan gazeta “Slloboden Peçat”. Bastisjet kryhen në lidhje me lëndën parcelat në “Vodno”, njofton Portalb.mk.

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka konfirmuar se është kryer bastisja.

Para dy javëve në paraburgim për parcelat në Vodno është dërguar biznesmeni Orce Kamçev edhe atë si i dyshuar për veprën penale “larje parash”.

Ish kryeministri Nikolla Gruevski ngarkohet për ka mundësuar me para të mbledhura nga partia të blihet tonë në Vodno nëpërmjet ndërmarrjes së kumbarit të tij Novaçevski.

Përveç Gruevskit dhe kumbarit Novaçevski, për pastrim parash prokuroria dyshon edhe për kushëririn e tij Sasho Mijallkov, biznesmenin Orce Kamçev, nënën e tij Ratka Kamçeva dhe Nenad JosifoviçKamçev, Mijallkov dhe Josifoviç janë të dyshuar së bashku në rastin e ashtuquajtur “Perandoria”./Portalb/

NA NDIQ NË FACEBOOK