Lajme
Basha hap fushatën: Vëllezër dhe motra që keni mbushur sot këtë shesh…

TIRANË- Ditën e sotme Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Edhe pse në një situatë pandemie, ku nuk lejohen grumbullimet shumë simpatizantë të PD-së kanë shkuar në sheshin “Nënë Tereza” për nisjen e fushatës.
Ndërkohë Basha në fjalën hapëse të fushatës i ka përshëndetur duke iu drejtuar:
“Përshëndetje ju motra dhe vëllezër që keni mbushur këtë shesh. Do të fitoj Shqipëria dhe cdo shqiptarë. Aleatëve dhe ekipit tonë. Edhe 31 ditë vetëm 31 ditë për të ndryshuar rrugën e integrimit të Shqipërisë në familjen Europiane,. Jemi këtu sot pranë jush dhe bashkë. Ti japim fund tranzicionit shqiptar dhe të hapin një faqe të re Europian të Shqipërisë. Më të mirët të ndërtojnë fatet e vendit. Më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për punë nder dhe ndryshim rrënjësor”ka thënë Basha.



















