Connect with us

Lajme

Balla përlotet në studio kur merr vesh lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit shqiptar (VIDEO)

Publikuar

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Bashkim Fino, ka qenë e papritur për të gjithë.

Lajmi i hidhur ka mbërritur mëngjesin e sotëm edhe në studion e emisionit “Koha për t’u zgjuar” në News24, ku i ftuar ishte sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

Teksa gazetari i emisionit, Bashkim Hoxha ka bërë me dije lajmin e rëndë, Balla është përlotur dhe qe e vështirë për të që të japë një mesazh ngushëllimi.

“Jam tërësisht i prekur dhe nuk gjej fjalët ta shpjegoj një koleg, një ish-kryeministër, një kontribues i PS, kaq shumë vite, një ndër njerëzit më të dashur”, tha Balla.

Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19.

NA NDIQ NË FACEBOOK