OP / ED
Ambasada e paligjshme, nga qeveria e paligjshme, në shtetin e paligjshem

Nga: Alpin Ollogu
Qeveria antikushtetuese e Avdulla Hotit, u rrëzua me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Një deputet i pakicave i cili kishte votuar qeverinë, ishte i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata, kështu gjzkata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë. E gjitha erdhi si rezultat i ankesës së Vetëvendosjes për intepretimin e votës së deputetit në fjalë. Qeveria Hoti, ashtu si u krijua në mënyrë të paligjshme, kundër një vullneti të ligjshëm dhe sovran të qeverisjes Kurti, me gjasë, e shtyrë dhe mbështetur nga forca manipuluese e administratës Trump, të presidentit më të turpshëm dhe me të dëmshëm të historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,nënshkroi një marrëveshje të paligjshme në Uashington, njohjen e njëanshme të shtetit të Izraelit, dhe dërgimin e ambasadës në Jeruzalem, si kryeqytet i shtetit Izraelit.
Mbështetja e kësaj qeverie antikushtetuese nga administrata Trump, me të dërguarin special Riçard Grenell, qeveria Hoti e pagoi me marrëveshjen e vendosjes së ambasadës në Jeruzalem, duke synuar të bëhet vendi dytë në botë (përjashtuar Amerikën e administratës Trump) i njohjes së Izraelit në këto kushte – sipas planit djallëzor të Trumpit, apo të ashtuquajturën Marrëveshje e shekullit (pushtimi i shekullit). Pra, Kosova synoi të rënditet me shtetin e mjerë të Guatemalës së Amerikës qëndrore dhe të nënshtrohet turpërisht para syve të gjithë njerëzimit, për servilizmin dhe kujtesën e shkurtër e meskine, se si një vend mbi të cilin është ushtruar gjenocid dhe uzuprim territorial, synon të mbështesë shtetin terrorist të Izraelit, fytyrën e gjallë të një shteti vrasës sistematik, genocidal mbi popullsinë dhe tokat autoktone Palestineze. Me këtë akt, Amerika e zbeh edhe ndihmën që i dha Kosovës në luftën kundër Serbisë, për ta përdorur tani Kosovën si subjekt pa dinjitet, në shtimin dhe legjitimimin e shtypjes së popujve tjerë.
Populli shqiptar i Kosovës, i përbërë nga shumicë muslimane, me rrëzimin e qeverisë antikushtetutese Hoti, në zgjedhjet e fundit legjislative, i dha shkelmin kësaj qeverie dhe gjithë partive politike të saj. I dha shkelmin si asnjëherë më parë, me vulën e humbjes më të madhe të pas-pavarësisë. Me këtë shkelm, populli njëkohësisht rrëzoi Marrëveshjen e Uashingtonit e cila synon ti japë shtetit uzuprator dhe gjenocidal të izraelit, Jeruzalemin kryeqytet, dhe jo vetem izraelin, por shumicën e madhe të territorit Palestinez. Qeveria në largim e udhëhequr me kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ashtu si u ngjit zvarritur në pushtet, ashtu edhe mori një vendim antligjor dhe antimoral për të hapur ambasadën e Kosovës në Jeruzalem, tinëzisht duke qenë qeveri në ikje, për të përmbushur dhe për ta pasur më të vështirë qeveria Kurti të shfuqizojë ambasadën e planit djallëzor Izraelit. Qeveri e cila nuk kishte legjimitet edhe para zgjedhjeve, aq më pak ka legjitimitet pas zgjedhjeve të humbura thellë, si qeveri në ikje, në mënyrë të pafytyrshme, bën këtë akt qyqar, ashtu siç është shteti Izraelit qyqar, hajdut territoresh dhe marrës i jetëve të pafajshme Palestineze. Ashtu si ishte dhe mbetet qeveria në largim – K(H)oti, qyqare, antikushtetuese, e cila po bën një akt edhe më qyqar, të hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem si kryqytet i Izraelit. Palestina dhe vuajtjet e popullit të saj, janë një damkë në ndërgjegjen e njerëzimit. Ata shqiptare politikanë apo kushdoqoftë që i thotë vetës shqiptar, që ngazëllehet me hapjen e ambasadës në Jeruzalem, apo e mbështet atë për kinse arsye gjeopolitike, duhet t’ju vijë turp e faqe e zezë, sepse janë dhe do mbeten damka e këtij populli për çështjen e lirisë, shtypjes, që një popull tjetër, ngjashëm, ashtu si kemi vuajtur ne, vuan sot me dhjetëra vite radhazi toka e bekur e Palestinës. Mjerisht, sot gjenden dy kategori politikanësh dhe të shoqërisë civile të cilët mbështesin apo se vendosin ujin në zjarr për ambasadën në Jeruzalem, janë ata të cilët nuk e dinë drejtimin e kibles së tyre fetare (jo atë gjeografike, por të kuptimit shpirtëror religjioz), dhe kategoria tjetër janë ata të cilët njerëzisht janë të dobët, të varfër shpirtërisht e mendërisht, servilë të skajshëm, të cilët shkelin mbi çdo varr për tju bërë favore dhe të kërkojnë favore kolltuqesh.
Bashkimi Evropian dhe gjithë vendet muslimane në botë, kanë reguar dhe po reagojnë ashpër për këtë vendim të qeverisë së Kosovës. Veçanërisht ka reaguar edhe Republika e Turqisë e cila na është gjendur dhe na gjendet pranë në ditët tona më të vështira, si në Kosovë ashtu edhe në mbarë trojet shqiptare. Dhe ne, me shumicë muslimane, ky popull liridashës me këtë akt të ambasadës, po i nënshtrohemi zullumqarëve të izraelit dhe budallenjve të ish-administratës Trump. Ne po bëhemi një turp i njerëzimit, para njerëzve dhe para Zotit. Për ne Palestina nuk është as qeveria e Palestinës as qeveritë saudite arabe. Çështja e Palestinës është morali njerëzor, humanizmi, është drejtësia më minimale që mund ta kërkojnë shtetet për fatin e popujve tjerë, është mbi të gjitha amaneti i të dashurit të Zotit, Muhamedi a.s, për shenjtërinë e kësaj toke dhe mbrojten e saj.
Kush ngurron apo heziton ta thotë këtë, për shume arsye, është i pamjaftueshëm në logjikën dhe guximin e së vërtetës. Shumë frikëra shkaktohen nga injoranca dhe inferioriteti. Shpresojmë që qeveria Kurti, me mençuri dhe guxim (edhe pse tani pas vendosjes sw ambasadws, është shumë më vështirë), ta zhvendosë ambasadën e paligjshme nga Jeruzalemi, vendosur nga qeveria e paligjshme Hoti, në shtetin e paligjshëm dhe okupues të izraelit. Shpresojmë që qeveria Kurti të ndjek shembullin e qeverisë Rama, të Krzministrit të Shqipërisë administrative, shembull se si mbrohet liria dhe drejtësia e një populli tjetër.





















