Sport
Aliti, Rashica dhe Kryeziu: Rezultat zhgënjyes, të mendojmë për Spanjën!


Pas humbjes së thellë që Kosova pësoi ndaj Suedisë, tre nga titullarët e dardanëve në këtë duel, Aliti, Rashica e Kryeziu e analizuan kështu ndeshjen në mikrofonin e Supersport.
ALITI – “Ka qenë një ndeshje e vështirë, taktikisht luajti shumë mirë Suedia. Ata kanë kombëtare të mirë dhe lojtarë me kualitet. Duhet t’i kishim shfrytëzuar rastet tona, do të ishte ndryshe nëse do të shënonim në pjesën e parë. Ndoshta shtatlartësia e bëri disi ndryshimin. Fokusimi ynë ishte në topin e dytë, por humbëm shumë topa të dytë. Ne nuk kemi frikë, gjithmonë luajmë me besim, luajmë përpara me guxim, edhe ndaj Spanjës do të luajmë në sulm”.
RASHICA – “Jemi të zhgënjyer me rezultatin. S’e di si i morëm ato dy gola në pjesën e parë, nuk a di a është rezultat realist. Të mendojmë për ndeshjen tjetër. E dinim kualitetin e Suedisë, mund t’i ndëshkonim lehtë në pjesën e parë. Mund të kalonim në avantazh në pjesën e parë, por golat i shënoi Suedia. Ramë pak si ekip pas golave dhe filluam shumë herët të luajmë me topa të gjatë. Dëshira ishte të fitojmë, por nuk e arritëm. Shpresoj të bëjmë maksimumin në ndeshjet e tjera. Penalltia? Nuk e pashë mirë topin prej lojtarit që kisha përpara. E vështirë të kërcesh pa duar, çfarë të bëj. ”






















