Connect with us

Lajme

Aksidentohet ndërsa punonte në landfilldin e Bushatit, ndërron jetë 61 vjeçarja

Publikuar

Një 61 vjeçare ka ndërruar jetë në në landfilldin e Bushatit pasi është aksidentuar në punë.

Gruaja Katrina Binaku 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram të Vaut të Dejës është dërguar pa shenja jete në spital, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Vau i Dejës/ Shkodër

Informacion Paraprak/ Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës. Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është dëmtuar aksidentalisht në punë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK