Religjion
A na merr shumë kohë Dhikri – Përmendja e Allahut?

Nëse shohim kohën tonë të lirë që na është dhënë, duhet të pyesim veten: sa kohë ndajmë për ta përmendur Allahun xh.sh.?
Përmendja e Allahut apo dhikri i transmetuar na merr kohën më të shkurtër ndërsa na jep shpërblime të mëdha, siç është rahatia e shpirtit, pastrimi i zemrës, falja e mëkateve, fitimi i mëshirës së Zotit dhe begati tjera të shumta
Koha e cila na nevojitet për të thënë dhikrin e caktuar është afër 30 minuta në ditë, ndërsa shpërblimet janë shumë të mëdha:
– SUBHANALLĀHI VE BI HAMDIHI (100 herë): 2 minuta
– SUBHANALLAH, VEL-HAMDULILLAH, VE LA ILAHE ILALLAH, ALLAHU EKBER. (100 herë): 4 minuta
– LA HAVLE VE LA KUVVETE ILA BILAH (100 herë): 3 minuta
– ESTAGFIRULLAH (100 herë): 2
– ALLAHUMME SALI ALA MUHAMMEDIN, VE ALA ALI MUHAMMED (100 herë): 3 minuta
– SUBHANALLAHI VE BI HAMDIHI, SUBHANALLAHIL-ADHIM (100 herë): 3 minuta
– La ilahe ilallahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kulli shej’in kadir. (100 herë): 10minuta
Andaj duhet të pyesim veten a nuk mund të ndajmë kaq kohë për ta përmendur Zotin dhe të fitojmë mëshirën e Tij të madhe?
Përshtati: Islampress





















