Connect with us

SKENA

“A mban inat me Rinianin?”, Ana flet për herë të parë pas emisionit

Publikuar

Ana Kauri këtë të diel vendosi që të linte përfundimisht programin “Për’puthen”. Para këtij vendimi, ish-konkurrentja sfidoi një ndër djemtë me të cilin pati më shumë tërheqje, Rinanin. Ana i propozoi atij që të largohet nga programi bashkë me të dhe të vazhdojnë njohjen jashtë, mirëpo kjo ofertë e saj nuk u pranua nga Riniani.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ajo deklaroi se nuk gjykon asnjë njeri për zgjedhjet e tyre, por thjesht Rinani nuk i ka dalë ashtu siç ajo e priste. “A mban inat me Rinianin që nuk pranoi të vinte me ty dhe kjo do të thotë që ai është për show aty?”, e pyeti një ndër ndjekësit. “Joo… Nuk gjykoj asnjë njeri për zgjedhjet që bën. Thjesht nuk më doli siç e prisja”, u përgjigj Ana.


Kujtojmë se dje në “Për’puthen” u publikuan pamjet që nuk janë parë nga publiku pas largimit të Anës. Ajo është përballur sërish me Rinianin dhe të dy kanë shkëmbyer disa fjalë me njëri-tjetrin. Ai është shprehur se nuk e ka menduar kurrë largimin e saj. Ndërsa Ana tha se u zhgënjye pak, sepse kishte besim se Riniani do të dilet jashtë me të.

Debati pas “Për’puthen Prime”

Ana: Do më përqafosh pak? Riniani: Nuk e kam menduar kurrë ikjen tënde. Lediana: Unë të kam thënë vlerësojë Rinianin, pse duhet të mbarojë kështu0 Ana: E di u zhgënjeva pak, kisha besim që mund të vinte Riniani.

Riniani: Ky filmim tregon se ne kemi qene real me ndjenjat, po s’kemi pasur konfirmimet nga njëri tjetri. Arjani: Ishte vendim shumë i vështirë sidomos për Rinianin.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK