SKENA
A është penduar për ndonjë takim në Përputhen?/ Tea e thotë troç

Tea Trifoni u kthye në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të lidhjes së rreme me Andin dhe dashurisë me Beartin.
Ish konkurrentja së bashku me partnerin e saj Beratin kanë qenë të ftuar në emisionin “Roped With Olsi” ku i janë përgjigjur shumë pyetjeve për të cilat publiku ka qenë shumë kurioz.
E pyetur se për cilin takim në Përputhen është penduar, Tea është përgjigjur pa doreza duke thënë: “Kot kam dalë me të gjithë përveç Beartit.”
Kujtojmë se lidhja e saj me Beartin nisi pasi ai doli nga Përputhen. Tashmë ata po shijojnë dashurinë e tyre dhe janë shumë aktive në rrjetet sociale ku tregojnë detaje nga lidhja e tyre.
Pak ditë më parë Tea zbuloi se ishte ajo që e kishte kapur Beartin pasi ai kishte turp prej saj./ CNA.al















