Connect with us

Lajme

22 vjet nga masakra e Krushës, Balla: Një zot e di pse Basha refuzon t’ia kthejë drejtësisë kasetën

Publikuar

Sot bëhen 22 vjet nga masakra dhe gjenocidi serb kundër shqiptarëve të Krushës së Madhe.

Taulant Balla theksoi ditën e sotme se urdhëruesit dhe autorët e kësaj masakre nuk janë vënë ende para drejtësisë.

Sipas tij, prova e asaj masakre është një kasetë filmike të cilën personi dëshmitar që e filmoi ia dorëzoi Lulzim Bashës i cili në atë kohë ishte përkthyes me ndërkombëtarët.

Balla ripërmend se si refuzon t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë.

“LIRIA KA EMËR KRUSHA E MADHE. Sot bëhen 22 vite nga masakra dhe gjenocidi serb kundër shqiptarëve të Krushës së Madhe. Urdhëruesit dhe autorët e kësaj masakre nuk janë vënë ende para drejtësisë. Provë e kësaj masakre ishte një kasetë filmike, të cilën personi dëshmitar që e filmoi ia dorëzoi Lulezim Bashës (asokohe punonjës i GJNKL), por që një zot e di pse refuzon t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë!”, shkruan Balla.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK