Connect with us

Lajme

20 vjet nga fillimi konfliktit të armatosur, Maksuti: Marrëveshja e Ohrit pozitive, por jo e mjaftueshme

Publikuar

Para 20 vitesh filluan krismat e para të UÇK-së, që shkaktuan konfliktin e armatosur në vitin 2001. Ky konflikt zgjati për disa muaj, ndërsa iu dha fund me Marrëveshjen e Ohrit, e cila u arrit me ndërmjetësim ndërkombëtar. Por, 20 vite pas profesori universitar, Mersim Maksutit, në një prononcim për TVM2 thotë se Marrëveshja e atëhershme ishte pozitive por nuk zgjodhi përgjithmonë statusin juridik dhe politik të shqiptarëve në vend. 

“Konflikti mes shqiptarëve dhe pushtetit të atëhershëm maqedonas rezultoi me një marrëveshje konkrete, siç e kemi Marrëveshjen e Ohrit. Kjo marrëveshje për momentin që u nënshkrua ka qenë pozitive, por dua të them se nuk e zgjodhi njëherë e përgjithmonë statusin juridik dhe politik të shqiptarëve në Maqedoni edhe pse asaj marrëveshje e deri më sot çështje bërë një avancim, është ngrit çështja shqiptare në një shkallë të caktuar në kuptimin juridik dhe insituticonal.”,– tha analisti, Mersim Maksuti. 

Maksuti vlerëson se për tu arritur një barabarësi e plotë është e patjetërsueshme që të ri-hapet Kushtetua përmes së cilës do të zgjidhej përgjithmonë statusi juridik i shqiptarëve në shtet. 

“Pa mëdyshje se duhet edhe njëherë të rihapet kushtetua, të rregullohet çështja e përdorimit të gjuhës, gjuha të marrë vendin e saj të merituar me tretman të barabartë të njëjtë me gjuhën maqedonase por edhe disa dispozita tjera të Kushtetutës të futet emërtimi i shqiptarëve në Kushtetutë ashtu siç jemi ne pra si shqiptarë, po ashtu një ndryshim tjetër i nevojshëm është që badenteri të futet edhe në gjykatën kushtetuese.”,- tha analisti, Mersim Maksuti. 

Së fundmi është përmendur mundësia e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen edhe të pakicës bullgare, që ka aktualizuar edhe kërkesën për heqjen e 20% siç definohet me kushtetutë përdorimi zyrtarë i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. /tvm2/

NA NDIQ NË FACEBOOK