Connect with us

Sport

Zyrtare, David Alaba konfirmon largimin nga Bayern Munich në fund të sezonit!

Publikuar

më

Pas 13 vitesh David Alaba vendos të largohet zyrtarisht nga Bayern Munich, klubi ku hodhi hapat e tij të parë në karrierë, u bë njohur si futbollist dhe fitoi plot 24 trofe. Nëpërmjet një konference për shtyp anësori austriak i transferuar te skuadra e të rinjëve të Bayernit nga Austria e Vjenës në vitin 2008, ka zbuluar publikisht se nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni me kampionët e Gjermanisë. Një vendim i vështirë ky të cilin 28-vjeçari e komentoi kështu:

“Unë kam marrë vendimin për t’u larguar në fund të këtij sezoni për të provuar diçka të re. Është e qartë që ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua. Kam qëndruar në këtë klub për 13 vite dhe kjo do të thotë shumë. U jam mirënjohës të gjithëve në klub për këto 13 vite të mrekullueshme të kaluara sëbashku. Bayerni do të jetë gjithmonë familja ime”, deklaroi Alaba. Për mbrojtësin austriak i cili mund të përshtatet edhe si mesfushor interesohen dy klubet e Manchester-it City dhe United, me skuadrën e Guardiolës që është më e avantazhuar për të firmosur me Alabën me parametër zero. Gjithsesi në pole-position për të firmosur me 28-vjeçarin është Reali i Madridit me klubin merengues që e ndjek prej kohësh anësorin austriak. Në këtë sezon Alaba ka mundësi për të fituar edhe 2 trofe të tjerë me Bayernin për ta çuar në total në 26 numrin e tyre, ndërkohë që deri tani me klubin bavarez numëron në total 415 paraqitje dhe 33 gola në të gjithë kompeticionet.

NA NDIQ NË FACEBOOK