Connect with us

Lajme

“Zgjidhni të qani ose të qeshni”, Rama ironizon me premtimin e Bashës

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka nisur ditën me një video duke ironizuar me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryetarin e selisë blu, Sali Berisha.

Bëhet fjalë për një premtim të Bashës që çdo familje të ketë tabletë, laptop apo kompjuter në çdo shtëpi. Të njëjtit premtim i është bashkangjitur edhe ai i Sali Berishës disa vite më parë.

“Brenda 4 viteve çdo familje to të ketë një tabletë, laptop apo kompjuter në shtëpi”, thotë Lulzim Basha.

Çdo dhomë e juaja bëhet me një kompjuter”, thotë Berisha.

Ndërkohë Rama krahas videos shkruan: “Mirëmëngjes dhe duke ua lënë juve ta zgjidhni të qeshni apo të qani, ju uroj një ditë të qeshur”. /tvklan

.