Connect with us

Lajme

Zgjedhjet e 25 prillit/ Arrihet marrëveshja mes Bashës dhe Mediut

Publikuar

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha.

Mësohet se marrëveshja mes Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane  për zgjedhjet e 25 prillit është mbyllur.

“Është konsideruar cdo gjë që është e vlefshme për ta bërë sa më mirë cdo parti dhe cdo kandidat. Do ta shikoni marrëveshjen, e cila përcakton raportet e part5ive politike. Kjo marrëveshje ka përmbledhur të gjitha marrëdhëniet, që i shërbejnë fitores. Marrëveshja i jep PD, si parti lider, që të përcjellë në KQZ kandidatet e partive politike”, tha Mediu.

Mediu ishte i vetmi aleat me të cilin Basha po negocionte ditët e fundit dhe tashmë marrëveshja mes tyre është mbyllur./CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK