Connect with us

Sport

“Zbërthehet” Chiellini: Zlatan “armiku më i mirë”, si refuzova Arsenalin dhe Interin

Publikuar

më

Giorgio Chiellini po përjeton një lloj rinie të dytë tek Juventusi. Gjithmonë i vendosur me ndërhyrjet e tij, për të mbuluar problemet e repartit të pasmë, sidomos pas mungesës së De Ligt, i saposhëruar nga Koronavirusi. Kapiteni i Juventusit dha një intervistë për të përmuajshmen franceze “So Foot”, që e nis me një batutë përulësie edhe ndaj ish-shokut të repartit, Andrea Barzagli.

“Për të fituar duelet me sulmuesit, duhet të parashikoni më të keqen. Ky është çmimi i rezervuar për lojtarët “normalë” si unë opo Barzagli. Vëmendje, Andrea ishte një mbrojtës shumë i mirë, por ne nuk kemi lojtarë me cilësi të jashtëzakonshme si Sergio Ramos apo Virgil van Dijk”.

Chiellini më pas zbulon se i ka thënë “jo” Arsenalit kur ishte adoleshent.

“U tregova budalla që e refuzova atë ofertë. Isha 16 vjeç, luaja në Serinë C, kam marrë një ofertë të madhe për thuajse 200 milionë lireta në sezon. Nuk isha gati. Po ta pranojë, do të ndihesha sikur po e tradhtoja Livornon”.

36-vjeçari ka edhe më për të treguar, kur bëhet fjalë për refuzimin e një ofertë të rëndësishme, gjithmonë në moshë të re.

“Një vit ata më thirrën më 31 janar, në orën 6 pasdite për të më thënë: “Duhet të firmosësh për Interin”. Unë refuzova. Isha në vit të katër në lice, nuk doja të shkoja askund.”

Vlerësim dhe respekt për Zlatan Ibrahimovicin, por asnjëherë frikë përballë “armikut më të mirë” në karrierë.

“E respektoj shumë Zlatanin, ne e respektojmë njëri-tjetrin. Ne ishim shokë, në sezonin tim të parë tek Juvja. Asnjëherë nuk kisha frikë të përballesha me të, kurrë nuk bëra një hap pas në përballjen më të. Ai kishte një forcë të jashtëzakonshme fizike. U bë “armiku absolut”, kur ai u transferua tek Interi, më pas një “kundërshtar” i thjeshtë kur veshi fanellën e Milanin apo me ekipin kombëtar. “Armiku më i mirë” në karrierën time është pa dyshim Ibrahimovic.”

 

Maqedoni39 minutes ago

Pas 35 vitesh pritjeje, Azizi paralajmëron: Jo vetëm jurisprudenca, të gjitha provimet profesionale edhe në shqip!

Shqipëri1 hour ago

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

Lajme2 hours ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni3 hours ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri4 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme5 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni6 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri7 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Lajme8 hours ago

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Lajme8 hours ago

Durmishi: Paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vite

Lajme8 hours ago

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

Maqedoni9 hours ago

Sela, Mickovskit: A mund ta dëshmojë me dokument se eshtë maqedonas?

NA NDIQ NË FACEBOOK