Sport
Wolfsburg dhe Gladbach ndajnë pikët, Frankfurt në superformë!


Wolfsburg dhe Borussia Monchengladbach ndanë pikët në Wolksvagen Arena në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Bundesligas. Pas 4 fitoresh rresht skuadra e Oliver Glasner u ndal në shtëpi nga ekipi i Marco Rose në një sfidë të cilën Wolfsburgu e luajti më mirë dhe kishte më shumë shanse për shënim. Por pavarsisht barazimit ujqërit mbetën në vendin e 3-ë të kampionatit me 39 pikë, por tashmë e ndajnë këtë pozicion me Eintracht Frankfurt që vazhdon ecurinë pozitive teksa koleksionoi suksesin e 4-t rresht. Formacioni i drejtuar nga austriaku Adi Hutter mposhti 2-0 Koln me gola të Andre Silvas dhe mbrojtësit Ndicka. Ky ishte goli i 18-të sezonal për sulmuesin portugezi i cili pozicionohet pas Lewandowskit në garën për golashënuesin më të mirë. Java e 21-të e Bundesligas do të mbyllet të hënën me sfidën Bayern Munich-Arminia Bielefeld.






















