Sport
Werderi përmmbys Eintrachtin e Frankfurtit, Rashica titullar


Werder Bremeni ndali serinë fantastike prej 5 fitoresh radhazi të Eintracht Frankfurtit në Bundesligë, teksa fitoi me përmbysje 2-1 në “Weserstadion”, ku bëri të pavlefshëm golin e shënuar nga Andre Silva në pjesën e parë. Vendësit, të radhët e të cilëve luajti titullar Milot Rashica (u zëvendësua në minutën e 86-të), e kthyen ndeshje brenda 17 minutave të para të fraksionit të dytë. Në minutën e 47 barazoi rezultatin Gebre Selassie, ndërsa në të 62-tën realizoi golin e përmbysjes Sargent.
Entrachti, që në takimin paraardhës mundi të thyente gjigantët e Bayernit, nuk ia doli të shmangte humbjen, e cilia i ktheu me këmbë në tokë të besuarit e Hutter, pas një ecurie prej 9 fitoresh dhe një barazimi në 10 takimet e fundit.






















