Connect with us

Kosovë

Vuçiç: Pyetja ime është ku janë ata kufij, aty ku themi ne apo aty ku thonë shqiptarët?

Publikuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë në një prononcim për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se mendon që është e nevojshme të ngriten kufijtë mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Termi përkufizim i kufirit do të thotë që kemi kufij mes shqiptarëve dhe serbëve e që sot nuk e dijmë ku janë. Pyetja ime është ku janë ata kufij, aty ku themi ne apo aty ku thonë shqiptarët? Askush në botë nuk e di saktë ku janë këta kufij”, ka thënë Vuçiç.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka folur për detajet e polikës së tij karshi çështjes së Kosovës.

“Unë kam menduar se është e rëndësishme që të dimë të ardhmen tonë, të kemi paqe dhe stabilitet me shqiptarët në 100 apo 200 vjetët e ardhshme. Qytetarët e Serbisë mendojnë se është më mirë të jemi as në tokë as në qiell. Mirëpo unë mendoj se kjo është gabim, nuk është pikëpamje e gjerë dhe strategjike por mua më takon të respektoj vullnetin e popullit”, ka shtuar Vuçiç.

“Në tavolinë është e lejuar të vihet gjithçka prandaj unë po hesht. Kur dëgjoj marrëzi për, Medvegjën, Bujanovcin dhe ku e di se çka, unë nuk bëj zë. Le të thonë gjithçka që mendojnë, dhe do ta shohim a mundemi të mbërrijmë dhe deri një marrëveshje apo jo. Unë qartazi dyshoj, e shoh se nuk ka asgjë prej kësaj pune, shqiptarët në vend se të reduktojnë pritjet e popullit të tyre ata i rrisin ato, krejt e kundërta se si veproj unë këtu në Beograd dhe Serbi”, deklaroi presidenti serb.

Në këtë deklaratë, Vuçiq ka folur edhe për rolin e faktorit ndërkombëtar në çështjen e Kosovës.

“Kemi një qëndrim hipokrit të bashkësisë ndërkombëtare në të cilin nuk kanë rënë amerikanët. Ky qëndrim thotë se gjoja ndryshimi i kufijve, të cilët nuk e dinë ku janë por mendojnë për kufijtë e Kosovës së pavarur, hap kutinë e Pandorës. Po pse atëherë e keni hapur në vitin 2008, në vitin 2006 apo në vitet e 90’ta duke e shkatërruar Jugosllavinë? Çfarë keni bërë kështu?”, ka shtruar pyetjen presidenti Vuçiq.

.

Shqipëri19 minutes ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme1 hour ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni2 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri3 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme4 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni4 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri5 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme5 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë5 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni5 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni6 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK