Kosovë
Vjosa Osmani: Kjo është fitorja juaj, dita e bardhë u shndërrua në natë të bardhë

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dolën në një komunikatë pë media përpara qytetarëve të mbledhur në Prishtinë. Albin Kurti si fillim u shpreh se kjo ditë ishte një ditë e jashtëzakonshme dhe i kaloi fjalën Vjosa Osmanit, shkruan InfoShqip.com
Vjosa Osmani nis fjalimin e shoqëruar me brohoritje nga simpatizantët që ndodheshin aty. Ajo faleminderon të gjithë për pjesmarrjen në votime dhe tha:” Dita që sot e quajtëm të bardhë u shndërrua në natë të bardhë, zëri juaj kumboi si kurrë më parë. Faleminderoj secilin djalë e vajzë që votuan për herë të parë, miliona faleminderit, jemi të vetëdijshëm për barrën e madhe të besimit që na keni dhënë bashkë me ju po shënojmë historinë. Kjo qeveri do jetë qeveria juaj, kjo është fitorja juaj!” – u shpreh Vjosa Osmani duke i pasuar fjalën kryeministrit të vendit Albin Kurtit sic e quajti ajo./InfoShqip.com
.





















