Connect with us

Lajme

Vjen premtimi i madh nga Naser Ziberi, Avokati i Popullit

Publikuar

Avokati i Popullit i mbron liritë dhe të drejtat e qytetarëve të garantuara me Kushtetutë dhe me ligj dhe në këtë funksion do të jetë angazhimi im, thotë Avokati i Popullit Naser Zyberi në intervistën për Radio Evropa e Lirë.

Zyberi thekson se nuk do të ketë amnisti ndaj asnjë pjesëtari të organi drejtues apo bartës të funksionit publik, ndërsa për funksionin e ri në të cilin është emëruar, thotë se nuk bëhet fjalë për ndonjë kompensim dhe se në mënyrë të pavarur është paraqitur në shpalljen për avokat të popullit.

“Absolutisht nuk bëhet fjalë për ndonjë kompensim në kuptim të angazhimit tim. Unë vullnetarisht pranova të nominohem për kandidat të mundshëm për kryeministër, por rezultatet zgjedhore dhanë një konfiguracion të tillë dhe rezultati është ai që është, dihet kush është kryeministër. Unë në shpalljen e publikuar nga ana e Kuvendit, u paraqita të marr pjesë për pozicionin e mundshëm Avokat i Popullit, Kuvendi më zgjodhi dhe nga pikëpamja formale-ligjore e gjithë puna përfundoi në përputhje me rregulloret”, thotë Zyberi.

Siguron se me angazhimin e tij do t’i përgënjeshtrojë të gjithë skeptikët dhe se do ta justifikojë besimin e pushtetit ligjvënës.

“Vërejtjet të cilat drejtohen nga ana e Aleancës janë vetëm supozime të tyre se Avokati i Popullit nuk do të jetë i pavarur në kryerjen e funksionit të tij. Ato supozime shpesh herë kanë aluzione dhe nuk janë të bazuara për arsyen se Avokati i Popullit tani po e merr detyrën”, theksoi Zyberi.

Theksoi se duhet t’i jepet hapësirë dhe se nuk ka amnisti ndaj asnjë pjesëtari të organit drejtues apo bartësi të funksionit publik.

“Çdo qytetar i cili do të drejtohet te Avokati i Popullit apo Avokati i Popullit sipas zërave do të ketë njohuri se në procedurë administrative nga një organ drejtues janë rrezikuar apo shkelur të drejtat. Avokati i Popullit do të veprojë, do të hapë procedurë dhe në mënyrë përkatëse do të reagojë në kuadër të kompetencave që i ka, pa kërkuar ndjesë ndaj cilitdo bartës të funksionit publik apo i punësuar në organ drejtues apo njësi të vetëqeverisjes lokale apo organe të tjera dhe organizata të cilat kryejnë autorizim”, thotë Zyberi në intervistën për Radio Evropa e Lirë.

NA NDIQ NË FACEBOOK