Connect with us

Kosovë

Vetëvendosje synon ta formojë e vetme Qeverinë, presin numërimin e votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Publikuar

Lëvizja Vetëvendosje synon që ta formojë e vetme Qeverinë e re të Kosovës dhe për këtë janë në pritje të numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se vullneti i qytetarëve i shprehur në këto zgjedhje nuk ka qenë kurrë më i qartë.

Tanimë që ka përfunduar numërimi i votave të rregullta, jemi në pritje të fillimit të numërimit edhe të votave me kusht si dhe ato të diasporës, të cilat kësaj radhe janë më shumë në numër se në çdo proces tjetër zgjedhor. Vullneti i qytetarëve i shprehur në këto zgjedhje kurrë nuk ka qenë më i qartë”, ka thënë ai.

Sipas Kryeziut, qytetarët duan ndryshim rrënjësor si në të bërit politikë, ashtu edhe në qeverisje.

Vendi ka nevojë për një qeveri të re, pasi që për më shumë se shtatë muaj ka pasur një jolegjitimet dhe qeveri e jashtëligjshme. Ne presim që të kemi numrin e nevojshëm të deputetëve për formimin e qeverisë dhe institucioneve tjera”, potencoi Kryeziu.

Si përfundim, Kryeziu thotë se të gjitha votat duhet numëruar me kujdes dhe të bëhet certifikimi sa më shpejt.

“Është tejet e rëndësishme që të gjitha votat të numërohen me kujdes e të certifikohen pa humbur kohë, ashtu që të mund të vazhdojmë sa më parë me formimin e institucioneve”, u shpreh zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, ku nuk përfshihen votat me kusht dhe ato nga diaspora, në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%.

PDK është radhitur e dyta me 137,659 vota apo 16.77%.

LDK është radhitur e treta me 107,507 vota apo 13.08%.

AAK është radhitur e katërta me 58,743 vota apo 7.43%.

Nisma Socialdemokrate me 20,535 vota apo 2.60%.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të shkojnë në rinumërim 494 vendvotime.

Në mbledhjen e KQZ u tha se këto vendvotime kanë shkuar në rinumërim për disa arsye, si gabimi në bartjen e votës, gabimi në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, kandidati ka më shumë vota sesa subjekti politik, kur subjekti ka vota, ndërsa kandidati nuk ka vota dhe anasjelltas.

.

Shqipëri1 minute ago

NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

Lajme20 minutes ago

Adnan Azizi pas arrestimit të drejtoreshës së SHISH në Shqipëri: Kjo është kambanë alarmi

Lajme29 minutes ago

Shembull i ndershmërisë: Strugani gjeti një çantë plot me para, ia dorëzon pronarit!

Kosovë34 minutes ago

Mahmuti: Rrezikohet rendi kushtetues i Kosovës, duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kosovë36 minutes ago

Eurodeputeti Stier: Serbia ka ngecur në vend, shqetësimi kryesor mbetet situata atje dhe raportet me Kosovën

Shëndetësi1 hour ago

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Lajme1 hour ago

Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Bota3 hours ago

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Maqedoni5 hours ago

Aksion në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli: 6 të arrestuar, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Shqipëri5 hours ago

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Kosovë6 hours ago

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

Maqedoni7 hours ago

Incident në Shkup: Holandezi dhe spanjolli dyshohet se sulmuan 33-vjeçarin nga Haraçina

NA NDIQ NË FACEBOOK