Connect with us

Sport

Vetëm Ronaldo shënon për Juven në fazat e eliminimit direkt

Publikuar

më

Cristiano Ronaldo ka shënuar shtatë gola në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve që nga transferimi te Juventusi. Superylli portugez u transferua te Zonja e Vjetër në verën e vitit 2018, ndërsa që atëherë Bianconerët janë kualifikuar tri herë në 1/8 e finales (duke përfshirë edhe këtë edicion).

Që nga transferimi i 36-vjeçarit, Juve ka zhvilluar gjashtë ndeshje në fazat e eliminimit direkt, me nga dy ndeshje kundër Atletico Madridit, Ajaxit dhe Lyonit. Het-triku i CR7 në Torino i ndihmoi kampionit italian ta përmbyste Atleticon në sezonin 2018/2019 duke u kualifikuar në çerekfinale.

Ai pastaj shënoi në të dyja ndeshjet ndaj Ajaxit, mirëpo në gjysmëfinale u kualifikua skuadra holandeze, me rezultat të përgjithshëm prej 3-2. Në sezonin e kaluar, Juventusi u eliminua në 1/8 e finales nga Olympique Lyonnais, kur dy golat e Ronaldos në Allianz Stadium nuk mjaftuan që bardhezinjtë të kualifikoheshin në çerekfinale.

.

Shqipëri1 hour ago

Drejt përfundimit aksi i ri Berat–Ballaban–Këlcyrë, Rama: I jep tjetër hov turizmit, shkurton kohën e udhëtimit

Lajme2 hours ago

Qeveria shpall gjendje emergjente në furnizimin me energji, Ibër-Lepenci detyrohet të prodhojë rrymë nga Ujmani

Maqedoni4 hours ago

Bujar Osmani: VMRO-DPMNE po e keqpërdor VLEN-in si instrument të propagandës së vet

Shqipëri4 hours ago

Nga Tiranë–Durrësi te bypass-i i Elbasanit, Karakaçi zbulon projektet e mëdha rrugore: Ja akset që do të financohen

Lajme5 hours ago

31 vjeçari shqiptar me 7 identitete bie në prangat e policisë gjermane

Maqedoni6 hours ago

Bebet prej 530 gramësh arrijnë të mbijetojnë, mjekët e Klinikës Gjinekologjike në Shkup rrëfejnë sfidat e shpëtimit

Shqipëri7 hours ago

“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

Lajme8 hours ago

“Muj me hapë kompani në Tiranë e me ble rrymë prej Hamoviqit”, Ymeri: Kurti s’e ka seriozisht ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë

Maqedoni9 hours ago

Qyteti i Shkupit ua ka mbyllur derën inspektorëve të Inspektoratit të Gjuhëve

Shqipëri9 hours ago

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

Lajme10 hours ago

Pacientja me fibrozë cistike letër Arben Vitisë: Ministër, sëmundja nuk pret

Lajme11 hours ago

Saranda Imeri Stafai i reagon Bujar Osmanit: Ballkani i Hapur nuk kthehet më- as Ali Ahmeti e as Vuçiqi

NA NDIQ NË FACEBOOK