Sport
Vëllazërorja e veteranëve, Kosovë-Shqipëri për Ditën e Pavarësisë


Veteranët e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillojnë një miqësore me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ndeshja miqësore mes ish-futbollistëve të të dyja vendeve do të luhet të martën më 16 shkurt 2021 në orën 12:00 në stadiumin e KF 2 Korrikut.
Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës ka bërë të mundur organizimin e kësaj ndeshjeje, që do të shohë të zbresin në fushë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit të dy vendeve tona në këtë sfidë simbolike.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia apo edhe impenjimeve personale një pjesë e ish-futbollistëve të Kombëtares të kontaktuar nga FSHF për këtë ndeshje e kanë pasur të pamundur pjesëmarrjen.
Lista emërore e ekipit kombëtar të veteranëve për ndeshjen miqësore Kosove-Shqipëri (16.02.2021)



















