Sport
Uzuni “abonohet” me golin, Ferencvaros prek titullin kampion


Myrto Uzuni vijon të konfirmohet njeriu i momentit te skuadra hungareze e Ferencvaros, pasi shënoi sërish sot në sfidën përballë Mol Ferehvar, duke gjetur rrjetën rregullisht në 5 ndeshjet e fundit që ka luajtur.
Sulmuesi beratas zhbllokoi sfidën në minutën e 11’ dhe më pas u ndëshkua edhe me një karton të verdhë, ndërsa trajneri e hoqi nga fusha në minutën e 80’, kur kishte vulosur suksesin 2-0.
Me këtë fitore Ferencvaros shkoi në kuotën e 49 pikëve, plot 16 më tepër se ndjekësit më të afërt dhe është ka vënë të dy duart te titulli, ndërsa sulmuesi shqiptar është ngjitur në kuotën e 7 golave sezonalë.






















