Connect with us

Lajme

TV21 prin si TV më i shikuar në rrjetet sociale në Maqedoni

Publikuar

TV21 edhe pse ndër televizionet më të reja në tregun mediatik në Maqedoni po prinë bindshëm në shikushmërinë në rrjetet sociale.

Murin e rrjetit social Facebook e ka pushtuar thuajse të tërin kjo shtëpi mediatike madje duke arritur shtrirjen më të madhe si në audincën shqiptare e po ashtu edhe në atë maqedonase.

Me transmetime të drejtpërdrejta (livestream) gjatë ditës nga thuajse të gjitha ngjarjet që shënojnë ditën, dhe me debatet politike në prime time, TV21 është një nga mediat që po shënon rekorde edhe në kohë reale, duke lënë shumë pas mediat konkurente.

Një rekord të tillë e shënoi edhe debati “Click Plus” që po ashtu emëtohet në këtë televizion./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK