Lajme
Tjetër humbje për bluzat e bardha/ Covid i merr jetën mjekut të nderuar të Kukësit
Një tjetër humbje për bluzat e bardha. Mjeku i njohur nga Kukësi, Bajram Cena ka humbur betejën me Covid-19, duke u ndarë sot nga jeta.
Cena ka shërbyer në spitalin e Kukësit prej shumë vitesh, duke organizuar edhe simpoziume të ndryshme shkencore.
Ndërkohë që po ditën e sotme ka humbur jetën ish-shefi i infektivit Petro Shamo./CNA.al






















