Connect with us

Lajme

Thirrje europiane për Kosovën: Qeveria e re, sa më shpejt

Publikuar

më

Gjermania dhe Franca bënë thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës dhe për zgjedhjen e presidentit, sapo të finalizohen rezultatet e zgjedhjeve, raporton REL.

Në një postim në Twitter, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha po ashtu se dy vendet “i urojnë qytetarët e Kosovës, Albin Kurtin, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin për rezultatin zgjedhor”.

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë.

Vjosa Osmani ka qenë kandidate e listës së Vetëvendosjes për presidente.

Rezultatet janë ende preliminare, pasi kanë mbetur pa u numëruar votat nga diaspora, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Kosova është me ushtruese të detyrës së presidentit, zonjën Osmani, qysh në nëntor, kur Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë.

Javën e kaluar, edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, u ka bërë thirrje partive fituese në Kosovë, që të formojnë Qeverinë “shpejt dhe me efikasitet”

.

Lajme48 minutes ago

“Ebo Klinika” në Vushtrri ofronte shërbime logopedike pa licencë – Inspektorati e gjobiti dhe i ndërpreu përkohësisht veprimtarinë

Maqedoni1 hour ago

Alarm për virusin e Nilit Perëndimor: 70 raste dhe 9 viktima në Maqedoni

Lajme2 hours ago

Spekulimet për rikthim në BDI, Mexhiti nga SHBA: Rrini rahat! VLEN punon me vendosmëri

Shqipëri2 hours ago

EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…

Lajme2 hours ago

Gjermania planifikon “pensionin e hershëm”, çfarë do të thotë?

Maqedoni3 hours ago

Snopçe: Po zbehet përfaqësimi i shqiptarëve, po rrezikohet krijimi i kuadrove të rinj

Lajme3 hours ago

Ramadani: Ndoshta dikujt i hahet flija, por Izet Mexhiti nuk kthehet te Alija

Ndryshe3 hours ago

Aktori i njohur Adrian Aziri rrëfen kthesën e madhe në jetë dhe faljen e pesë vakteve të namazit

Maqedoni3 hours ago

Kërkohet zbatimi i plotë i Eurokodeve në ndërtim

Maqedoni3 hours ago

Janevska: Mbi 1.700 mësues trajnohen për përdorimin e duhur të inteligjencës artificiale

Shqipëri3 hours ago

Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

Lajme4 hours ago

Çfarë dëshmoi Ali Ahmeti në Hagë? Shasivari ngre pikëpyetje në përvjetorin e “pritës” së raportuar ndaj Ahmetit në Shqipëri

NA NDIQ NË FACEBOOK