Lajme
Taravari thumbon BDl-në: Nuk e kuptoj pse…?

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka lëshuar një thumb drejt partisë shqiptare në pushtet, BDl.
Sipas Taravarit, partia e Ahmetit ndihet në siklet nga fitorja e Vetëvendosjes në Kosovë sepse sipas tij, ndryshimi në Kosovë do të reflektojë edhe në Maqedoninë e Veriut, përcjell in7.
“I kuptoj që shumica e shqiptarëve prej gjithandej festojnë dhe ia urojnë fitoren dhe ndryshimin e sjellur nga Vetëvendosja në Kosovë, Nuk e kam të qartë pse këto të BDl-së janë aq në siklet. Po pra, ndryshimi është në Kosovë dhe së shpejti do të ndodhë edhe në Maqedoni”, ka shkruar Arben Taravari në Twitter./in7.tv/
















