Connect with us

Lajme

Takohen Merkel dhe Erdogan, bisedojnë për krizën në Mesdhe

Publikuar

më

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilluan një bisedë për krizën në Mesdhe përmes një lidhjeje me video, ku nuk ishte asnjë lider tjetër botëror.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se Merkel ka kërkuar më shumë përparim në drejtim të dialogut por edhe ka mirëpritur zhvillimet e fundit pozitive. Ajo ka ritheksuar rëndësinë e raporteve konstruktive dhe të qëndrueshme mes Bashkimit Europian dhe Turqisë, thotë DPA.

Kriza në Mesdheun lindor i ka rrënjët te mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Greqisë për të drejtat territoriale dhe qasjen në burimet natyrore. Ekziston gjithashtu edhe një përplasje mes Turqisë dhe Qipros për këtë çështje. Tensionet u përshkallëzuan vitin e kaluar pasi Ankaraja dërgoi një anije për të kërkuar naftë dhe gaz në Detin Mesdhe. Greqia dhe Qiproja e kundërshtuan veprimin e Turqisë duke kërkuar edhe reagimin e Bashkimit Evropian. Situata mbërri deri në atë pikë sa u dërguan edhe luftanijet në rajon.

Megjithatë delegacionet e Turqisë dhe Greqisë kanë rifilluar bisedimet pas shumë vitesh pezullimi. Greqia dhe Turqia kanë pasur tradicionalisht marrëdhënie të tendosura dhe kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada të tëra për një sërë çështjesh. Të dyja vendet i janë afruar luftës tre herë, që nga mesi i viteve 1970, duke përfshirë serish konfliktin mbi të drejtat e eksplorimit të pasurive nënujore.

.

Shqipëri8 minutes ago

Irani refuzon kategorikisht bisedimet bërthamore me SHBA-në: Nuk jemi aspak në atë fazë

Kosovë9 minutes ago

Arratisje gjatë natës nga Qendra Edukative-Korrektuese në Lipjan, 19-vjeçari ende në kërkim

Maqedoni24 minutes ago

VMRO: Pas çështjes “Alta Banka” qëndrojnë interesat e biznesit të LSDM-së dhe BDI-së

Kosovë1 hour ago

Rama akuzon Qeverinë për bllokimin e Prishtinës: Po vazhdojnë me bllokada e rrena

Maqedoni2 hours ago

Dallimi kryesor është se ligji lejon përdorimin e gomave dimërore ose gomave verore me zinxhirë bore, por me kushte të ndryshme

Shqipëri2 hours ago

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministri nuk ia pranon: Ç’punë ke ti me këtë çështje?

Kosovë3 hours ago

Ja kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë

Bota4 hours ago

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

Kosovë5 hours ago

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

Kosovë8 hours ago

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e librat, por nostalgjinë nuk mundëm t’ua heqim

Maqedoni9 hours ago

Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme!

Shqipëri10 hours ago

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

NA NDIQ NË FACEBOOK