Connect with us

Lajme

Sulmi ndaj ish të dashurës greke/ Shqiptari shpërthen në lot dhe rrëfen ngjarjen. Zbulon komplotin e 21-vjeçares për t…

Publikuar

më

Jetmir Kurtsmajlaj, 27 vjeçari shqiptar, i cili është arrestuar për tentativë vrasje pasi sulmoi me thikë ish të dashurën në Itali ka qarë për tre orë me radhë teksa rrëfente ngjarjen.

“Si është ajo? Më trego si është? Unë nuk doja ta vrisja, thjesht doja ta trembja”, përsëriti mes lotëve Jetmir Kurtsmajlaj. I riu akuzohet se ka goditur me thikë vajzën 21-vjeçare, me origjinë greke, me të cilën kishte pasur marrëdhënie për disa muaj. Georgia Kaltsouni aktualisht ndodhet  ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Ai pretendoi për një komplot nga një mik dhe vajza për ta infektuar atë me HIV, për të cilin nuk ka asnjë gjurmë nga raportet e para të karabinierëve, raportojnë mediat italiane.

 “Unë doja ta dënoja atë për këtë, absolutisht asnjë xhelozi nuk ka të bëjë me të”, specifikoi Kurtsmajlaj.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari nuk mund të pranonte ndarjen nga 21 vjeçarja edhe pse lidhja mes tyre kishte zgjatur vetëm disa muaj. I mbingarkuar nga zemërimi ai nisi me mesazhe kërcënuese ndaj saj nëpërmjet rrjeteve sociale, ku i shkruante: “Do të të vras”.

Vajza, tejet e frikësuar nuk e gjeti guximin ta denonconte dhe vendosi ta menaxhonte vetë të gjithë këtë situatë të krijuar, duke shpresuar që herët a vonë ai do të qetësohej dhe kërcënimet do të merrnin fund.

Në datën 16 shkurt ajo vendosi të takojë Jetmirin në një apartament në San Salavrio të Torinës. Jetmiri e zuri pritë duke e kapur nga pas dhe duke e kërcënuar me një shiringë të mbushur me helm në qafë. Georgia arriti t’i shpëtonte dhe të dilte nga shtëpia para se të ishte tepër vonë.

Për këtë sulm, Kurtsmajlaj nuk dha asnjë shpjegim, përkundrazi mohoi që të ketë ndodhur ndonjëherë. Ndërsa për takimin e fundit, ku edhe e sulmoi me thikë, u shpreh:

“Ajo më kishte kërkuar që të shiheshim të Shtunën, por unë nuk munda. Kështu që ne u takuam pasdite të Dielën afër shtëpisë, përmes Nizza. Ne ecëm për një kohë të gjatë pastaj thashë se duhej të shkoja lart për të pirë pak ujë. Por kur u ngjita pashë thikën dhe vendosa ta ndëshkoja atë. Vendosa thikën nën xhaketën time, së bashku me duhanin dhe zbrita përsëri tek ajo. Më kujtohet goditja e parë dhe pastaj e fundit”.

Top Channel

Maqedoni38 minutes ago

Aksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!

Shqipëri1 hour ago

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

Lajme2 hours ago

Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu

Maqedoni4 hours ago

Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin

Shqipëri4 hours ago

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme5 hours ago

Pamje rrënqethëse: Publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt, pamjet shfaqin djegien e rrobave

Bota6 hours ago

Vuçiq i thyer pas humbjes: Bashkëpunëtorët me të cilët punova 10-15 vjet po largohen

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Tetori Rozë na bashkon në solidaritet, kujdesi për shëndetin e grave është përgjegjësi e përditshme

Shqipëri7 hours ago

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

Maqedoni7 hours ago

Universiteti i Tetovës hap 1.965 vende për studime master – aplikimet deri më 6 nëntor

Lajme7 hours ago

Arkin Jahiji: Më 1 nëntor të votojmë për ndryshim dhe dinjitet në Bërvenicë

Kosovë8 hours ago

Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë

NA NDIQ NË FACEBOOK