Connect with us

Lajme

Spektakël me një grusht vaksinash, ja cilët ‘personalitetet’ u vaksinuan sot

Publikuar

Ashtu siç ishte paralajmëruar disa ditë më parë nga kreu i Qeverisë, sot nisi vaksinimi i 80-vjeçarëve personalitete. Ata mbërritën në ambientet e Stadiumit “Air Albania” për të marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Ndërsa nga fotot e shkrepura nga LSA, mund të shihni se janë vaksinuar disa nga personalitete e jetës publike si: Margarita Xhepën, Tinka Kurtin, Roza Anagnostin etj.

Dozën e parë të vaksinës e ka marrë edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, ish-kryeministri Aleksandër Meksi, dhe regjisori i njohur Piro Milkani.

NA NDIQ NË FACEBOOK