Connect with us

Lajme

‘S’ka botëpastruese’/ Spahia publikon videon: Rama i lë në baltë qytetarët

Publikuar

Ish deputeti i PD-së,Bardh Spahia, ka publikuar pamje të rrugës kombëtare në Lezhë, ku nuk ka asnjë asnjë borëpastruese, apo mjet që të hedhë kripë, edhe pse ka ngrirë nga ulja e papritur e temperaturave.

Sipas Spahisë, Rama i ka lënë në baltë qytetarët ndërkohë që vetë thotë se paguan 20 milion euro për mirëmbajtjen e aksit të Veriut.

“Pamjet nuk janë në malësinë e Pukës, Kjo është rruga kombëtare në Lezhë, e ngrirë nga ulja e paralajmëruar e temperaturave. Nuk ka asnjë borëpastruese, asnjë mjet që hedh kripë.

Makinat mezi ecin në ketë rrugë për të cilën Edi Rama thotë se paguan 20 milionë euro për mirëmbajtjen e aksit të Veriut. Ka dështuar të sigurojë për rrugët edhe standardin e Kosovës, ku çdo segment është nën kontroll, pavarësisht sasisë së dëborës.

Kur qytetarëve u duhet që qeveria të tregojë se taksat nuk shkojnë dëm, Edi Rama i lë në baltë qytetarët në qarkun e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët.

Është koha të ndryshojmë!”/CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK