Connect with us

Lajme

Shqipëri: 17 të vdekur dhe 1,112 raste pozitive me COVID-19

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri bën të ditur se 17 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 1,112 raste pozitive.

Në 24 orët e fundit atje janë shëruar 991 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 60,675 persona që nga fillimi i epidemisë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi atje ka arritur në 96,838 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 1,617 njerëz, transmeton Klan Kosova.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK