Connect with us

Sport

Shkurt/ “Sirena angleze” për Damsgaard, Reali “piketon” mbrojtësin e Bragës

Publikuar

më

Fiorentina përgatit rinovimin me Vlahoviç
Ardhja e Aleksandr Kokorin te Fiorentina, nuk e ka spostuar aspak vëmendjen e drejtuesve përsa i takon Dusan Vlahovic. 20-vjeçari këtë sezon në 21 aktivizime ka realizuar 8 gola duke u shndërruar në një nga lojtarët kryesorë jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen e skuadrës. Për të shmangur ndonjë surprizë të pakëndshme drejtuesit e klubit vjollcë kanë gati ofertën për rinovimin e kontratës me lojtarin serb, i cili në fund të sezonit pritet të firmosë deri në 2023-shin dhe do të përfitojë një page prej 1.5 milionë Eurosh.

Po spikat me Sampdorian, Damsgaard kërkohet në Angli
Me shumë mundësi e ardhmja e e talentit të Sampdorias, Mikkel Damsgaard do të jetë në kampionatin anglez. Mesfushori po shkëlqen me fanellën e klubit italian dhe shumë klube kanë shfaqur interes për të. Sipas mediave angleze, lojtari danez po monitorohet me kujdes nga West Ham dhe Tottenham, me “Hammers” që janë në avantazh për kartonin e futbollistit, por as Spusat e drejtuar nga Mourinho nuk mbeten pas, pasi Damsgaard është një nga lojtarët e kërkuar nga portugezi për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu në garë për 20-vjeçarin janë edhe klubet e Leeds e Southampton.

Reali nis kontaktet me Carmo, shihet si pasuesi i Ramos
Me Sergio Ramos gjithmonë e më larg Real Madrid, pasi kapiteni nuk pranon rinovimin e kontratës të ofruar nga klubi madrilen, nga i cili do të largohet në fund të sezonit, drejtuesit duke e pasur të qartë situatën nuk humbasin kohë duke nisur nga puna për të gjetur pasuesin e 34-vjeçarit. Në krye të listës së spanjollëve për merkaton e ardhshme është David Carmo. Qendër-mbrojtësi 21-vjeçar që aktualisht aktivizohet te Sporting Braga, ndiqet me intensitet edhe nga Liverpooli, pasi lojtari pëlqehet shumë nga trajneri gjerman i “the reds”, Jurgen Klopp, i cili e konsideron Carmo si përforcimin ideal për qendrën e mbrojtjes së ekipit të tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK