Sport
Shkurt/ Sarri kandidat për stolin e Marseille, Bayern në garë për mbrojtësin e Leipzig


Marseille kërkon trajner, edhe Sarri në listën e kandidatëve
Dorëheqja e Andre Villas Boas ka detyruar drejtuesit e Marseille të vihen në kërkim të një trajneri të ri për të vazhduar punën e lënë përgjysmë pikërisht nga portugezi, i cili vendosi të largohej pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit. Mes shumë alternativash për stolin e skuadrës spikat emri i ish-trajnerit të Juventusit Maurizio Sarri, por 62-vjeçari nuk është i vetmi në listën e francezëve, pasi kandidate të tjerë për të marrë drejtimin e Marseille janë edhe Pablo Longoria dhe Rafa Benitez.

Bayern dhe Liverpool në garë për mbrojtësin e Leipzig
Dayot Upamecano vazhdon të mbetet një ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet europiane, ku Liverpool, Chelsea dhe Bayern Munich janë në garë për kartonin e 22-vjeçarit. Mbrojtësi i Leipzig, sipas mediave gjermane, do të largohet nga skuadra e Julian Nagelsmann gjatë merkatos së verës. Bavarezët e shikojnë francezin si zëvendësuesin kryesor të Alabës, i cili ka kërkuar largimin nga skuadra e Flick. Por për të arritur te kartoni I futbollisti më Bayerni më parë duhet të mposhtë konkurrencën e klubeve angleze.

Milani punon për merkaton e verës, ndiqen futbollistët që u përfundon kontrata
Pavarësisht mbylljes së merkatos së dimrit, ku Milani ishte shumë aktiv duke afruar përforcime për skuadrën, drejtuesit e kuqezinjve nuk ndalen dhe vazhdojnë punën për merkaton e verës. Dy objektivët kryesorë të klubit nga Milanello për sezonin e ardhshëm janë Thauvin i Marseille dhe Otavio i Portos, të cilëve u përfundon kontrata me klubet respektive dhe Milani mund t’k përfitojë me parametër zero.



















