Connect with us

Lajme

Shkupi dhe Sofja riaktualizojnë dallimet për Goce Dellçevin

Publikuar

më

Riaktualizohen dallimet e skajshme mes Shkupit e Sofjes rreth përkatësisë etnikë të Goce Dellçevit, teksa dy vendet kujtojnë 149 vjetorin e lindjes së tij. Kryeministri, Zaev tha se nuk mund të mohohet fakti për kontributin historik të Dellçevit në formimin e shtetit maqedonas.

“Si inspirues dhe shtytës i organizatës revolucionare maqedonase, Goce Dellçev gjithmonë bënte thirrje për unitet në sfidat politike para të cilave është vënë shteti. Idealet dhe angazhimet e tij janë obligimi ynë i përbashkët, të vazhdojmë të ndërtojmë shtet me progres në demokraci e ekonomi, që sot është anëtar i NATO-s dhe vend që shkon drejt anëtarësimit në BE” – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Por sipas zv/kryeministrit bullgar, Karakaçanov, Goce Dellçevi u flijua për ekzistencën e Bullgarisë, respektivisht për lirinë e popullit bullgar në Maqedoni. Karakaçanov u shpreh i prerë se çështja e Goce Dellçevit nuk mund të jetë punë e historianëve apo politikanëve të sotëm, pasi kombësinë e vetë e ka dëshmuar derisa ishte gjallë.

“Nuk do të lejojmë që Goce Dellçev të asimilohet pas vdekjes! Nuk është as morale, as krishtere e as evropiane.” Ai shprehu keqardhje që në vend se kjo figurë historike të jetë urë mes dy vendeve, po minohet siç theksoi “me ideologji të keqkuptuara, komplekse të ulëta dhe përpjekje për përvetësim. Ne e trajtojmë Maqedoninë si shtet në të cilin jetojnë bashkë-kombasit tanë. Elita e tyre politike ende nuk e ka të qartë se çfarë dëshiron e çfarë jo. Ata duan të hynë në BE me këpucë me baltë, pa kërkuar falje për mijëra bullgarë të vrarë” – tha Krasimir Karakaçanov, Zv/kryeministër i Bullgarisë.

Karakaçanov tha se që nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, vullneti për dialog është zbehur. Ai paralajmëroi sërish Shkupin të mos shpresojë në ndryshimin e pozicionit të Sofjes pas zgjedhjeve, në ndihmën e BE-së e as të SHBA-së duke i kërkuar të sillet si gjitha shtetet normale fqinje.

.

Shqipëri1 hour ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme2 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri4 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme5 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni6 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri6 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni7 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni8 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme8 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

Lajme8 hours ago

“Dimër i vështirë, dy paga minimale nuk mjaftojnë për një familje katër anëtarëshe”

Maqedoni8 hours ago

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Shqipëri8 hours ago

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

NA NDIQ NË FACEBOOK