Lajme
Shkup, shkarkohet gjykatësja e lartë

Këshilli Gjyqësor m e 10 vota “për” dhe asnjë kundër sot e ka shkarkuar nga posti i gjykatëses supreme Lidija Nedelkovën.
Procedura për shkarkimin e saj kishte filluar nga ish kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski.
Nedellkova ishte gjykatëse supreme dhe kandidoi edhe si kryetare në Gjykatën Supreme, por në vend të saj u zgjodh Besa Ademi.
















