Connect with us

Sport

Shkëmbi pëson humbjen e parë te Ballkani, Drita rimerr kreun!

Published

on

Humbja e parë për Bledi Shkëmbin në stolin e Ballkanit vjen në Podujevë përballë Llapit që edhe pse luajti për 26 minuta me një lojtar më pak se skuadra nga Suhareka arriti të triumfonte me rezultatin 1-0 falë një goli të realizuar nga Edon Sadriu në minutën e 69-të. Nga hapi fals i Ballkanit përfitoi në maksimum Drita që mposhti lehtësisht 3-1 Besën e Pejës dhe rimori vendin e parë në kampionat. Golat për skuadrën e Ardian Nuhiut u shënuan nga Xhevdet Shabani i cili shënoi dy herë në 15 minutat e para, ndërsa fitoren e vulosi një tjetër Shabani pikërisht Bujar Shabani në minutën e 67-të duke shënuar golin e 3-të për Dritën. Me këtë sukses skuadra gjilanase u ngjit në kuotën e 47 pikëve, 2 më shumë se Gjilani.

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com