Connect with us

Sport

Shkëlqeu në Shqipëri, Reginaldo “braktis” Kazakistanin, prezantohet te Shkupi

Publikuar

Reginaldo Artur Faife, i njohur shkurt me emrin Reginaldo, është përforcimi i rëndësishëm i Shkupit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Sulmuesi nga Mozambiku, me një përvojë të shkëlqyer në Kategorinë Superiore me Luftëtarin, Laçin dhe Kukësit, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me ekipin nga Çairi, pasi u largua nga Kazakistani, ku ka qenë pjesë e Shakhter Karagandy-t e së fundi i Kaysar.

Gjatë prezantimit, Reginaldo tha se ndihet i lumtur që do të veshë fanellën e FC Shkupit, skuadër, që, sipas tij, ka në përbërje futbollistë shumë cilësorë.

“Jam shumë i lumtur që do të vesh fanellën e FC Shkupit, nuk kam shumë njohuri për kampionatin e Maqedonisë së Veriut, por kur kam luajtur në Shqipëri kam pasur disa shokë atje. Kam ardhur këtu për ta dëshmuar veten dhe për ta ndihmuar klubin, ku kam gjetur njerëz shumë të mirë, por mbi të gjitha edhe futbollistë cilësorë”.

NA NDIQ NË FACEBOOK